Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime emërimesh dhe shkarkimesh në institucione dhe ministri.
Oltjon Muzaka është liruar nga detyra si zv.ministër i Shëndetësisë dhe Punës Sociale dhe është emëruar si zv.ministër i Brendshëm.
Muzaka do të jetë zëvendësi i ministrit të ri emëruar pak ditë më parë Ervin Demo.
Sakaq, Emiljano Gjika është liruar nga detyra si kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, detyrë që këtej e tutje do të mbahet nga Ina Zeqaj.
The post Mbledhja e qeverisë, emërime dhe shkarkime në drejtimin e dy institucioneve appeared first on GIJOTINA.