GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për resortin në zonën e Rrjollit

Pas vendimit të SPAK-ut për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e banorëve të Rrjollit për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion, GJKKO-ja vendosi të pranojë ankimin e kallëzuesve.

Gjyqtarja Flojera Davidhi urdhëroi SPAK-un të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e banorëve.

Sipas këtyre të fundit, projekti “Baks Bay” po ndërtohet në tokë të vjedhur dhe në kundërshtim me ligjin.

Për këto vepra penale, banorët kanë akuzuar Fatmir Shpellzën për falsifikim dokumentesh dhe kompaninë “Gener 2” për ndërtim të paligjshëm.

Ata ndodhen prej 8 muajsh në protestë, ku ka pasur edhe përplasje fizike me rojet e sigurisë dhe policinë.

The post GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për resortin në zonën e Rrjollit appeared first on GIJOTINA.