Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një oficer Policie në Klos, për dhunë në familje.

Oficeri i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Gjithashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

“Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka kryer ndalimin e punonjësit të Policisë, Inspektor “A.P.”, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Seksionin e Rendit Publik, në Stacionin e Policisë Klos, Komisariati i Policisë Mat, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndalimi i tij u krye në kuadër të hetimeve për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, punonjësi i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Gjithashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

Pas veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e hetimeve dhe procedurave të mëtejshme ligjore”- njofton policia.

 

 

The post Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj appeared first on GIJOTINA.