Bashkëpunimi i SPAK me ndërkombëtarët është çështje prioritare. Kështu u shoreh kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, teksa ishte i pranishëm në Konferencën e ish Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së në Tiranë.
“Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare për ne. Është shumë e rëndësishme që të njohësh institucionin që drejton. Përvoja e përbashkët në Akademinë e FBI-së bën që të jemi më profesionalë në punën e përditshme. Bashkëpuni i ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjellta. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin me SPAK”, tha ai.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela nënvizoi se autoritetet shqiptare duhet të ndryshojnë strategji, me qëllim luftimin e krimit të organizuar, kombëtar dhe trans-nacional.
Ndërsa, Joni Keta, kreu i BKH-së vlerësoi se krimi i organizuar po ndryshon vazhdimisht e andaj FBI ka ndihmuar shumë autoritetet në Shqipëri që të përshtaten me realitetin e ri.