Lëvizje në trupën diplomatike shqiptare, Uran Ferizi pritet të emërohet në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-së

Report Tv mëson se Uran Ferizi i cili aktualisht është ambsasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të emërohet në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-së.

Ferizi do të zëvendësojë Eglantina Gjermenin në këtë pozicion, ndërsa pritet që këtë javë të ketë dëgjesën në Komisionin e Jashtëm.