Kuqezinjtë zbarkojnë në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Shqipëria nis përgatitjet për Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin e saj për ndeshjet e Ligës së Kombeve që luan në dy javët në vijim.

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin në Tiranë, si dhe stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit” ku sot kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran.

Futbollistët kanë zhvilluar kryesisht ushtrime të përgatitjes atletike, meqë një pjesë e tyre vinin nga aktivizimi me klubet përkatëse apo edhe nga udhëtimet e gjata nga vendet në të cilat aktivizohen me skuadrat përkatëse.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajë katër ndeshje gjatë dy javëve të ardhme, pasi do përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe dy herë me San Marinon, në një dritare kombëtaresh si asnjëherë më parë në këtë periudhë të vitit.

 

The post Kuqezinjtë zbarkojnë në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Shqipëria nis përgatitjet për Ligën e Kombeve appeared first on GIJOTINA.