Protestuesit kanë “zbarkuar” në Bllokun e Sigurisë te Mine Peza ku ndodhen edhe qytetarët e ndaluar.
Ata kanë bërë thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar, “Nuk jeni vetëm”, ndërsa shprehet se duhet të arrestohen Rama dhe Belinda Balluku.
“Cuna çuna jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, kanë qenë këtu thirrjet që kanë vijuar gjatë qëndrimin te ambinetet para Bllokut të sigurisë.
Qytetarët shprehen se Rama duhet të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe të përballet me drejtësinë për ato që ata i cilësojnë si skandale dhe afera të qeverisë së tij.
“Duam dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.
Protestuesit kanë përsëritur gjithashtu mesazhin se “Shqipëria është e shqiptarëve”, duke vijuar protestën në rrugët e Tiranës.
gijotina.com/
The post “Nuk jeni vetëm”, protestuesit zbarkojnë te Blloku i Sigurisë ku mbahen qytetarët e ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi shqipet appeared first on GIJOTINA.