Europa League nisi zyrtarisht rrugëtimin e saj për sezonin e ri 2027/28. Këtë të mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e para ku u regjistruan një fitore në transfertë dhe një e skuadrës pritëse.
Në Armeni, skuadra e Ararat priti Slavian e Pragës me skuadrën çeke që mori një fitore bindëse me rezultatin 4-1. Skuadra çeke brenda 22 minutave të para e pa veten në avantazhin e dyfishtë. Tobias Guddal mori rolin e protagonistit teksa shënoi 2 gola pikërisht në minutën e 20 dhe të 22. Në fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe goli i tretë i Slavias i shënuar nga Mercado. Ararat arriti të shënojë golin e nderit 2 minuta më vonë në të 55 me Ëilson. Ai që vulosi fitoren 4-1 të skuadrës çeke ishte Vydra që në minutën e 71 fiksoi fitoren 4-1 të Slavias që mori kështu 3 pikët e para në këtë sezon të Europa League.
Mjaft mirë e nisi këtë kompeticion edhe Omonia e Nikozisë. Skuadra qipriote iu imponua spanjollëve të Celta Vigo duke i mundur me rezultatin 1-0. Ishte kjo një fitore që erdhi në çastet e fundit kur u mendua se kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit 0-0. Ai që vendosi fatin e takimit për Omonia Nicosia ishte Belkovec që e shënoi golin e fitores së tij pikërisht në minutën e 88.