Kontrolle me urdhër të SPAK në burgun e Bradasheshit, zbulohet alkool dhe një pajisje për përhapjen e internetit

Në burgun e Bradasheshit është zhvilluar një kontroll i urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në qeli është gjetur alkool dhe pajisje për përhapje të internetit në ambientet e kushinës, e cila frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit.

Kontrollet janë kryer të shtunën, por vetëm ditën e sotme janë zbardhur detaje nga ky aksion, i nisur me urdhër të SPAK.