Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë, shoqëron edhe disa tubues të tjerë

Tensionet në protestë kanë përshkallëzuar. Protestuesit kanë bllokuar disa rrugë në kryeqytet, ndërsa policia i ka bërë thirrje për lirimin e këtyre akseve. ‘Lironi rrugën”, dëgjohet të thojë policia.

Nderkohe policia ka shoqëruar disa protestues të tjerë, të cilët janë konfrontuar me efektivët.

“Rama në burg, Berisha në burg!” është një prej sloganeve të brohoritura nga qytetarët gjatë tubimit.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj politikës shqiptare, duke kërkuar ndryshime dhe duke kundërshtuar figurat kryesore të politikës.

Thirrjet janë shoqëruar edhe me slogane të tjera kundër qeverisë dhe opozitës, ndërsa protesta vijon në ditën e saj të 101.

gijotina.com/

The post Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë, shoqëron edhe disa tubues të tjerë appeared first on GIJOTINA.