Prej 40 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër projektit të reformës administrative-territoriale të njohur si “Mazniku”, duke kundërshtuar përfshirjen e Divjakës në Bashkinë e Lushnjës. Pavarësisht presioneve që, sipas protestuesve, janë ushtruar për të ndalur qëndresën, qytetarët e Divjakës kanë vijuar protestën dhe marshimet në rrugët e qytetit.
Protestuesit shprehen se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre dhe kërkojnë që institucionet të dëgjojnë zërin e qytetarëve.
Në përfundim të protestës, qytetarët zhvilluan edhe një marshim në rrugët e qytetit, duke brohoritur slogane në mbrojtje të statusit të Divjakës si bashki. “Divjaka bashki!” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve!” ishin disa prej sloganeve të protestuesve, të cilët kundërshtojnë bashkimin administrativ me Lushnjën.
gijotina.com/
The post “Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën”, Divjaka 40 ditë në protestë appeared first on GIJOTINA.