Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’

Kanë përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet e orës 21:00 në Ligën e Kampionëve.

Këto ndeshje po luhen në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit.

Ndeshja kryesore po luhet në “Bernabeu”, mes Real Madridit dhe Interit.

Pas 45-minutëshit të parë, Reali i Jose Mourinhos po fiton 2-0, ndonëse dominimi me raste e posedim është në anën e Interit.

Kylian Mbappe (14’) dhe Federico Valverde (23’) shënuan golat për “Los Blancos”.

Ndeshje tjetër interesante po luhen në Francë.

Lille po fiton 2-1 ndaj Real Betisit.

Ayse Uedad dhe Alexsandro shënuan për Lille, ndërsa Marc Bartra shënoi për mysafirët spanjoll.

Gola nuk pati në Dortmund dhe në Porto.

Rezultatet e pjesëve të para

Real Madrid 2-0 Inter

Lille 2-1 Real Betis

Porto 0-0 Manchester City

Dortmund 0-0 Villarreal

The post Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’ appeared first on GIJOTINA.