Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, ishte ne Synej të Kavajës ku pa nga afër investimin që po realizon OSHEE për zëvendësimin e linjës ekzistuese të energjisë me sistem kabllor ABC.
Ky investim do të shtrihet në fshatin Synej, Qerret dhe në të gjitha lagjet e qytetit të Kavajës, me synim përmirësimin e cilësisë së rrjetit elektrik dhe garantimin e një furnizimi të pandërprerë me energji për banorët dhe bizneset.
Balla vlerësoi angazhimin e punonjësve të OSHEE, duke theksuar se, gjatë gjithë vitit por edhe veçanërisht gjatë sezonit turistik, strukturat e energjisë elektrike duhet të jenë në krye të detyrës për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe për t’iu përgjigjur në kohë çdo problematike që mund të shfaqet.
Balla nenvizon se modernizimi i rrjetit do të reduktojë ndërprerjet, do të rrisë efikasitetin e sistemit dhe do të përmirësojë cilësinë e shërbimit për të gjithë banorët dhe vizitorët e zonës.