Shpëtohet turist polak, mbeti i bllokuar në Gjirin e Gjipesë në terren të vështirë

Një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar pasditen e së dielës në Gjirin e Gjipesë, ku një turist polak ka mbetur i bllokuar në një zonë me terren të thyer dhe të vështirë për t’u kaluar.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë së Dhërmiut, të mbështetura nga zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij në një zonë të sigurt.

Autoritetet theksojnë se kjo është një tjetër ndërhyrje brenda pak ditësh në këtë zonë, duke rikthyer vëmendjen te vështirësitë e relievit dhe rreziku që paraqet për turistët e paorientuar në shtigjet e thepisura të Gjipesë.

Ndërkohë, u është bërë thirrje vizitorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin eksplorimin e zonave të rrezikshme pa shoqërim ose pajisje të përshtatshme.

gijotina.com/

The post Shpëtohet turist polak, mbeti i bllokuar në Gjirin e Gjipesë në terren të vështirë appeared first on GIJOTINA.