Arrestohet në Tiranë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, shkak një konflikt me vëllezërit

Një konflikt për motive pronësie ka çuar në pranga ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve vëllezërit e tij.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Najzi Meka” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka agravuar mes ish-drejtorit të policisë, tre vëllezërve të tij dhe një nipi.

Bëhet me dije se, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet e sakta që çuan në përplasjen fizike mes familjarëve.

gijotina.com/

The post Arrestohet në Tiranë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, shkak një konflikt me vëllezërit appeared first on GIJOTINA.