Kinematografia dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

Arti shqiptar ka humbur një nga emrat e tij të spikatur. Aktori dhe regjisori Gjergji Lala është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai mbylli sytë në një spital në Itali, vend ku jetonte prej vitesh dhe ku vazhdonte të ishte aktiv në projekte artistike.

Me një karrierë të pasur në teatër dhe kinematografi, Gjergji Lala ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar. I lindur më 6 dhjetor 1947 në Lushnje, ai interpretoi dhjetëra role, duke fituar vlerësimin e publikut dhe të kritikës.

Një nga personazhet më të spikatura të karrierës së tij mbetet roli i Mihal Gramenos në filmin “Liri a vdekje”, një interpretim që e bëri atë të mbetet gjatë në kujtesën e artdashësve.

Pas largimit drejt Italisë, Lala nuk u shkëput kurrë nga skena, duke marrë pjesë në filma dhe telefilma të ndryshëm. Me ikjen e tij, kinematografia dhe teatri shqiptar humbasin një artist me kontribut të çmuar, ndërsa publiku një figurë që la pas një trashëgimi të pasur artistike.

The post Kinematografia dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala appeared first on GIJOTINA.