Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf ka sulmuar presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se Teherani nuk pranon kërcënime. Sipas Mohammad-Bagher Ghalibaf, Trump është ai që po shkel armëpushimin.
“Trump, duke imponuar një rrethim dhe duke shkelur armëpushimin, kërkon ta shndërrojë këtë tryezë negociatash – në imagjinatën e tij – në një tryezë dorëzimi ose për të justifikuar luftënxitjen e re”, tha Mohammad-Bagher Ghalibaf, një negociator kyç për Iranin.
“Ne nuk pranojmë negociata nën hijen e kërcënimeve dhe, në dy javët e fundit, jemi përgatitur të zbulojmë karta të reja në fushën e betejës”, shtoi ai në një postim në X.
Kjo vjen në një kohë kur SHBA-të dhe Irani kanë dërguar sinjale të përziera rreth raundit të dytë të propozuar të bisedimeve në Islamabad.
Rundi i parë i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit u mbajt në Islamabad më 11-12 prill, por përfundoi pa marrëveshje, edhe pse Trump ka këmbëngulur se të dyja palët “janë shumë afër një marrëveshjeje”./