Makina del nga rruga në aksin Berat-Poliçan, plagoset babai dhe dy vajzat e tij

Një aksident ka ndodhur në rrugën Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas të dhënave paraprake, makina që udhëtonte nga Berati drejt Poliçanit ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit, 40 vjeç, dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat po marrin mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Makina del nga rruga në aksin Berat-Poliçan, plagoset babai dhe dy vajzat e tij appeared first on Lapsi.al.