Zbardhet qarku i Korçës, trashësia e borës deri në 25 cm në aksin Boboshticë-Dardhë

Edhe pse data shënon 1 prill, në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës, si dhe temperatura të ulëta në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë.

Reshjet kanë nisur gjatë orëve të fundit kryesisht në zonat malore, ku trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 cm.

Kontraktorët ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

The post Zbardhet qarku i Korçës, trashësia e borës deri në 25 cm në aksin Boboshticë-Dardhë appeared first on Lapsi.al.