Shqipëria ka çështje shumë më jetike sesa hatërmbetja ime apo e dikujt tjetër.
Ne kete kontekst rajonal dhe nderkombetar, hatermbetjet jane nje luks qe nuk e kemi.
Ky është një vit sfidash ndërkombëtare dhe na duhet pjekuri kombëtare.
Debatet e brendshme janë normale.
Skam asnjë koment për znj. Spiropali, pasi e konsideroj një çështje të pikëpamjes së saj personale.
Sikundër nuk kam asnjë koment për deklaratën e kolegut Braçe për t’u ofruar si kandidat për Tiranën. Nuk ka asgjë të pazakontë që dikush në politikë të jetë i gatshëm për të kandiduar.
Në kontekstin e sfidave aktuale, çfarë është më e rëndësishme për publikun? Ku u ul dikush dhe çfarë tha, apo çfarë punësh po bëhen për qytetarët?
Janë më të rendësishme rritja e çmimeve, nafta, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në jetën e përditshme, apo kush është ulur në karrigen e ministrit në mënyrë të përsëritur?
Prandaj e konsideroj të pavend zhvendosjen e mbulimit mediatik tek detaje periferike.