“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër kryeministrit Edi Rama duke përdorur vezë dhe domate gjatë takimeve publike.

Ai u drejtua veçanërisht ndaj pensionistëve, duke i ftuar të ngrihen kundër “poshtërimit” dhe keqmenaxhimit të supozuar të resurseve publike, duke përmendur raste të pretenduara vjedhjesh në portin e Durrësit, tunelin e Llogarasë dhe Djegësin e Tiranës.

Berisha premtoi gjithashtu rritje të pensioneve dhe rrogave të ulëta në rast se Partia Demokratike vijon në pushtet, duke garantuar “minimumin jetik dhe pensionet më të larta në rajon”.

Ai ftoi qytetarët të bashkohen më 17 prill për “ditën e kryengritjes së madhe paqësore” dhe paralajmëroi një pjesëmarrje masive për të kundërshtuar veprimet e kryeministrit dhe qeverisë së tij.

“Ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. E mbyll ti, por se mbyllim ne”, tha Berisha duke i bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së PD më 17 prill.

 

Sali Berisha: Pak ditë më parë, Rama përdori mandatet e tij për të mbrojtur lubi Ballukun. Ditën që mbrojti nga arrestimi lubi Ballukun, kreu një akt sikur të kishte dalë lakuriq ku ta shihte cdo shqiptar në Evropë se ky është një hajdut që ska ligje dhe moral. Atë ditë ai tregoi veten cili është, atë ditë ai mendoi se vendosi një mur mburojë për vjedhjet e tij, por atë ditë harroi se ftoi një popull të tërë të ngrihet dhe më fuqishëm. Ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. E mbyll ti, por se mbyllim ne.

Do ngrihemi sic jemi ngritur dhe do i dëshmojmë Evropës dhe botës se nuk është Shqipëria ajo që përfaqëson Edi Rama. Ne jemi qytetarë të ndershëm, jetojmë me djersën tonë, ndaj dhe sot ajo që i dhanë ishte paralajmërimi i parë. Kjo histori ndalet deri në rrugën e fitores sonë. Ne jemi drejt fitores.

Atë ditë që votoi në parlament kundër arrestimit të Ballukut, duket njësoj sikur të dalë lakuriq në ballkonin e kryeministrisë. Kur ta shihni gjuajini me domate të kalbur.

gijotina.com/

 

The post “Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate… appeared first on 27.