Pas disfatës 2-1 ndaj Polonisë në gjysmëfinale të Play off të Botërorit, Shqipëria do të rikthehet në fushë, këtë herë për një miqësore ndaj Ukrainës. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli në konferencë, këtë të hënë.
Besoj se çdo trajner i përgatit ndeshjet njësoj. E kemi nisur me Ukrainën, kemi vijuar me Suedinë dhe më pas kemi shkuar te Polonia. Kemi parë çdo ndeshje kualifikuese të Ukrainës. Sa i përket gjuhës, gjuha ukrainase më tingëllon shumë e këndshme. Disa vite më parë te Arsenali, kisha një lojtar ukrainas dhe kur e dëgjoja të fliste me familjen e tij, më dukej një gjuhë e vështirë, por e ëmbël.
Kam qenë i pari lojtar brazilian që kam luajtur te Arsenali. Nuk është shumë e lehtë për t’u organizuar kur nuk e di mirë gjuhën, por lojtari ukrainas ka qenë shumë i ëmbël dhe më ka paguar shumë dreka e darka në atë kohë”.
gijotina.com/