Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona të shpallur në kërkim dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale, si prodhim e shitje narkotikësh, prodhim armësh, përndjekje e vjedhje.
Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Catch 6” janë arrestuar shtetasit:
K. M., 32 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Atij i kishin mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.
M. N., 25 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
E. K., 24 vjeç, i dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim për veprën penale “Përndjekja”.
L. H., 43 vjeç, i dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.
Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
G. K., 22 vjeç, i kërkuar për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
The post Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 6 persona në Tiranë appeared first on GIJOTINA.