Tërmet me magnitudë 4.5 ballë godet Siçilinë

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u ndje në rajonin e Catanias në Siçili, në Itali, në orën 07:05 të mëngjesit.

Sipas një vlerësimi nga Instituti Italian i Gjeofizikës, thellësia fokale është 3.8 kilometra. Përveç Katanias, ku shumë banorë dolën në rrugë, dridhja u ndje në zonën më të gjerë të vullkanit Etna, si dhe në qytetet e Mesinës (Messina) dhe Sirakuzës.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të rënda materiale.

The post Tërmet me magnitudë 4.5 ballë godet Siçilinë appeared first on Lapsi.al.