Një incident i rëndë është regjistruar dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.
Sipas informacioneve kunati i biznesmenit të shpallur në kërkim, Ergys Agasi ka dhunuar Fatmir Metën, drejtor i Ekzekutimit të Vendimeve pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Bëhet me dije se incidenti i rëndë ka ndodhur në zyrat e IKMT-së, ku Çela, drejtori i Mjedisit dhe njëkohësisht kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë kanë dhunuar Metën.
Burime sqarojnë se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike brenda ambienteve të institucionit.
Pas incidentit të rëndë, Klesti Çela mësohet se ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen nga IKMT.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira, ndërsa pritet që rasti të hetohet nga organet kompetente.
Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
The post Dhunoi kunatin e Ergys Agasit, policia shpall në kërkim Klesti Çelën appeared first on Lapsi.al.