I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK –

Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Geci është parë të futet në SPAK pak minuta më herët, ndërsa nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në Prokurori.

Sakaq, kujtojmë se emri i tij doli pak kohë më parë në dosjen e Belinda Ballukut.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ram Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit.

 

Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.