Biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK, del pas disa minutash

Biznesmeni Ram Geci është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Mësohet se biznesmeni ka qëndruar në SPAK vetëm disa minuta dhe më pas ka dalë.

Ende nuk dihet shkaku që biznesmeni është paraqitur në Prokurori. Ndërkohë që emri i tij është përmendur në dosjen për ndërtimin e rrugës ‘Porto Romano Durrës, Loti 3’.

Në këto biseda thuhej se kryeministri Rama i kishte kërkuar që ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi të takonte biznesmenin.

The post Biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK, del pas disa minutash appeared first on Lapsi.al.