Tragjedia në diskon në Zvicër/ Pronari: Kemi bërë 3 inspektime në 10 vitet e fundit

Pronari dhe menaxheri 49-vjeçar francez i diskos Le Constellation në Crans-Montana, Zhak Moreti, theu heshtjen për herë të parë pas tragjedisë së ndodhur natën e Vitit të Ri. Sipas mediave të huaja ai dhe bashkëshortja e tij 40-vjeçare, Xhesika, ndodhen në gjendje shoku, ndërsa ka deklaruar se lokali ishte kontrolluar tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit.

Duke folur për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Moreti është shprehur se nuk mund të flemë dhe as të hanë, pasi janë të gjithë në një gjendje shumë të keqe. Zhak dhe Xhesika Moreti, shtetas francezë me origjinë nga Korsika, morën në administrim Le Constellation në vitin 2015.

Sipas informacioneve, natën e zjarrit Xhesika Moreti ndodhej brenda lokalit dhe u plagos, duke pësuar djegie në dorë. Ndërkohë, Zhak Moreti nuk ndodhej aty, pasi ishte në një tjetër biznes të çiftit në zonë. Moreti bëri të ditur se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.

“Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar hetimet. Në këtë proces janë përfshirë edhe avokatët tanë”, deklaroi ai.

Zyra e Prokurorit të Kantonit Valais ka nisur tashmë një hetim penal për rrethanat e zjarrit. Siç u njoftua në një konferencë për shtyp të premten pasdite, menaxherët e dyqanit kanë dëshmuar tashmë. Ende nuk është sqaruar nëse individë të caktuar do të akuzohen, por mundësia e një hetimi për zjarrvënie dhe vrasje të qëllimshme mbetet e hapur.

Gjithashtu pronari ka deklaruar se Le Constellation ishte inspektuar tre herë në dhjetë vitet e fundit dhe se gjithçka ishte bërë në përputhje me rregulloret. Nëse këto inspektime kishin të bënin me çështje specifike të sigurisë nga zjarri, tani është objekt hetimi i një prokurori. Çifti korsikan drejton edhe biznese të tjera në zonë, duke përfshirë një restorant në fshatin e afërt Lens dhe një restorant hamburgerësh në Crans Montana.

The post Tragjedia në diskon në Zvicër/ Pronari: Kemi bërë 3 inspektime në 10 vitet e fundit appeared first on Lapsi.al.