Administrata e presidentit Donald Trump është e informuar për raportimet mbi shpërthime dhe fluturime mbi kryeqytetin venezuelian, Caracas, në orët e hershme të së shtunës. Zyrtarët amerikanë njoftojnë se Presidenti Trump ka urdhëruar sulme ndaj disa objekteve brenda Venezuelës, përfshirë edhe facilitetet ushtarake.
BBC shkruan se pati shumë raportime pothuajse të njëkohshme për shpërthime në disa vende në Karakas, përfshirë instalime ushtarake. La Carlota, një aeroport ushtarak në qendër të qytetit, dhe baza kryesore ushtarake e Fuerte Tiuna u përshkruan nga dëshmitarët okularë si të prekura, me video që qarkullojnë të cilat tregojnë shpërthime të dukshme në të dyja rastet.
Ndërkohë qeveria e Venezuelës thotë se veprimet e fundit nga Uashingtoni të cilat përfshijnë konfiskimin e cisternave të naftës të sanksionuara janë pjesë e një përpjekjeje për të detyruar largimin e Presidentit Maduro nga pushteti dhe për të kontrolluar rezervat e naftës së Venezuelës.
The post Shpërthimet në Venezuelë/ Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump dha urdhër për sulm appeared first on Lapsi.al.