Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli.

Kristjan Shkreli u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas SPAK, ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.

Zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim:” Kristian, mos më luaj me dy porta”.

Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.

 

The post Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës appeared first on GIJOTINA.