Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, paraditen e sotme rreth orës 10:05.

Raportohet se një 24-vjeçare ka përplasur me makinë këmbësorin, Ragip Cenaj. Si pasojë e aksidentit, 81-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesja e automjetit Sara Selgjekaj është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S.,  24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat) appeared first on GIJOTINA.