Super Mario Mitaj! Mbrojtësi i kombëtares shënon gol në Arabi dhe shpëton ekipin nga humbja

Mario Mitaj po kthehet në një protagonist absolut me skuadrën e Al Ittihad në Arabinë Saudite, ku pas asistit në Kupë kundër Al Nassr, ka ardhur edhe goli i parë në kampionat.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u bë protagonist në minutën e 96’, me topin që ngeli në zonën e Al Khaleej, duke ngushtuar diferencën në 4-3, me golin e barazimit që erdhi dy minuta më vonë.

Ky është goli i parë i Mitajt këtë sezon, duke e kthyer mbrojtësin e Kombëtares në një lojtar tepër të rëndësishëm për skuadrën.

Pas 7 javësh të zhvilluara, Al-Ittihad mban pozicionin e 8-të, 11 pikë. Duhet thënë se Mitaj vjen nga një moment i mirë, pas pasimit kundër Al-Nassr në Kupën e Mbretit, ai shënon edhe gol.

Kliko këtu për golin

 

The post Super Mario Mitaj! Mbrojtësi i kombëtares shënon gol në Arabi dhe shpëton ekipin nga humbja appeared first on GIJOTINA.