Shpërthim i fuqishëm në Indonezi: Vullkani Laki-Laki hedh hi deri në 10 km, dhjetëra të evakuuar

Vullkani Laki-laki në Indonezi ka shpërthyer duke nxjerrë e ngritur hirin deri në 10 kilometra në ajër e duke detyruar autoritetet të shpallin alarmin. Dhjetëra banorë janë evakuuar, ndërsa aeroporti në zonë është mbyllur përkohësisht.

Një tjetër shpërthim i fuqishëm vullkanik ka goditur Indonezinë.

Vullkani Mount LeWotobi Laki-laki, i vendosur në provincën East Nusa Tenggara, ka shpërthyer mëngjesin e së mërkurës, duke hedhur hi vullkanik deri në 10 kilometra lart në atmosferë.

Sipas Agjencisë Gjeologjike të vendit, shpërthimi i parë ndodhi në orën 1:35 pas mesnate, me një shpërthim të dytë që pasoi në orën 9:21 të mëngjesit, duke çliruar sasi të mëdha hiri në pak minuta.

Autoritetet kanë rritur nivelin e alarmit, duke paralajmëruar rrezik nga rrjedhat e llaves vullkanike, sidomos nëse zona përfshihet nga reshje të dendura shiu.

Banorëve u është kërkuar të shmangin një rreze prej gjashtë deri në shtatë kilometra nga krateri.

Zyrtarë të emergjencave lokale raportojnë se dhjetëra banorë të fshatrave përreth janë evakuuar, ndërsa kujtojnë se nga shpërthimi vullkanik i një viti më parë u shënuan 10 viktima dhe mijëra shtëpi u dëmtuan

Ndërkohë, aeroporti kombetar është mbyllur përkohësisht, ndërsa fluturimet nga dhe drejt ishullit turistik të Balit nuk janë prekur deri në këtë moment.

The post Shpërthim i fuqishëm në Indonezi: Vullkani Laki-Laki hedh hi deri në 10 km, dhjetëra të evakuuar appeared first on GIJOTINA.