Kërcënoi me jetë drejtorin e IMT-së në Tiranë, shoqërohet 61-vjeçari

Drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi është kërcënuar ditën e sotme nga një person.

Bëhet me dije Leonard Nikolli 60-vjeç është paraqitur pranë zyrave të IMT-së dhe ka deklaruar se ishte i armatosur dhe se do të vriste Meçin. Madje 60-vjeçari ka deklaruar se do ta vrasë Meçi si gjyqtarin Astrit Klaja.

“Ku është Klajdi. Ja tregoj unë atij do e vras si gjyqtarin Klaja” 0 mësohet të ketë thënë Leonard Nikolla.

Pas kërcënimeve Klajdi Meci ka bërë kallëzim tek Komisariati nr.3 dhe menjëherë poliica e ka shoqëruar Nikollin.

Në deklaratën e dhënë përpara oficerëve të policisë, ai ka sqaruar se personi në fjalë ankohej për një objekt që, sipas Meçit, ka sigurim padie të miratuar nga Gjykata.

The post Kërcënoi me jetë drejtorin e IMT-së në Tiranë, shoqërohet 61-vjeçari appeared first on GIJOTINA.