(VIDEO) Përplasja me Donaruma-n e dëmton rëndë Musialën, portieri i PSG-së shpërthen në lot

Musiala është përballur me një dëmtim horror në Botërorin e klubeve. Ishin çastet e fundit të pjesës së parë ndaj PSG-së, kur ylli i Bajernit u përplas me Donarumën dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

Donaruma shpërtheu në lot pas këtij momenti. Musiala duhet të zëvendësohej, ndërsa duket se bëhet fjalë për dëmtim serioz.

Dëmtimi i Musialës: (VIDEO)

Musiala nuk mund të vazhdonte ndeshjen, ndërsa doli nga fusha me barelë. Komentet e tifozëve të Bajernit kritikojnë gjyqtarin Antoni Tejlor.

Sipas tyre ai e ka personale me gjermanët. Gjyqtari anglez kujtohet për gjysmëfinalen mes Gjermanisë dhe Spanjës në Europianin 2024.

Pjesa e parë mes PSG-së dhe Bajernit u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat patën disa raste për shënim.

Goli i anuluar i Olise: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

gijotina.com/

The post (VIDEO) Përplasja me Donaruma-n e dëmton rëndë Musialën, portieri i PSG-së shpërthen në lot appeared first on GIJOTINA.