Jashari bën lëvizjen e fundit, shumë pranë marrëveshjes me Milanin

Ardon Jashari është i vendosur për ta vazhduar karrierën te Milani. Për këtë mesfushori nuk ka udhëtuar me Klub Bryzh drejt Gllasgou.

Skuadra do të ketë një fazë përgatitore, te e cila duket se Jashari nuk do të marri pjesë. Milani ndërkohë është i gatshëm të afrojë deri në 40 milionë euro për të.

Klub Bryzh është nën presion dhe pse Jashari ka kontratë deri në vitin 2029. Duke qenë më i vlerësuari i futbollit në Belgjikë, për 22-vjeçarin ka pasur oferta të ndryshme.

Vetë Igli Tare po shtyn për transferimin e tij. Ditët në vijim ndërkohë mund të bëhen vendimtare.

gijotina.com/

The post Jashari bën lëvizjen e fundit, shumë pranë marrëveshjes me Milanin appeared first on GIJOTINA.