Tension mes Rusisë dhe Azerbajxhanit, bastisje në zyrat e “Sputnik” në Baku

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Azerbajxhanit janë përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit, pas vrasjes së dy shtetasve azerbajxhanas gjatë një operacioni të forcave speciale ruse në Ekaterinburg, javën e kaluar.

Si reagim ndaj kësaj ngjarjeje, autoritetet në Baku anuluan të gjitha aktivitetet kulturore të institucioneve shtetërore dhe private ruse në territorin e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për mediat tha: “Na vjen sinqerisht keq për këtë vendim. Është e rëndësishme të vazhdojmë përpjekjet për të shpjeguar arsyet dhe natyrën e ngjarjeve që, sipas palës azerbajxhanase, kanë shërbyer si motiv për këto veprime.”

Ndërkohë, këtë të hënë, forcat speciale të Azerbajxhanit kanë bastisur zyrat e agjencisë ruse të lajmeve Sputnik në Baku. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit, e cila njoftoi se është ndërmarrë një operacion në selinë e “Sputnik Azerbaijan”.

The post Tension mes Rusisë dhe Azerbajxhanit, bastisje në zyrat e “Sputnik” në Baku appeared first on GIJOTINA.