Gjyqtarja e Berishës paraqet dorëheqjen për çështjen ‘Partizani’, zbulon arsyen (ENDE NUK ËSHTË MIRATUAR)

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

The post Gjyqtarja e Berishës paraqet dorëheqjen për çështjen ‘Partizani’, zbulon arsyen (ENDE NUK ËSHTË MIRATUAR) appeared first on www.lexo.al.