Një 25-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi shiste kokainë të ndarë në doza. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.
“Sekuestrohen qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale. Vihet në pranga 25-vjeçari. 25-vjeçari i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale”, njofton policia.
The post Shiste køkainë të ndarë doza, arrestohet 25-vjeçari appeared first on Lapsi.al.