Futën ilaçe kontrabandë nga Turqia në Shqipëri, mbyllen hetimet për 5 shtetasit nga Kosova (Emrat)

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetas nga Kosova, pasi tentuan t’i kalonin kontrabandë nga Turqia në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për 5 shtetas të Kosovës, duke e dërguar dosjen në gjykatë, për veprën penale ‘Kontrabandë me mallra të licencuara’. Organi i akuzës ka ardhur në përfundimin, se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar.

“Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet  e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Prokuorisë së Tiranës.

Shtetasit, Bekim Zenuni, Ferhat Zenuni, Ardian Ismaili, Andi Grabanica dhe Altin Maqastana në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit  në dhjetor të vitit të kaluar me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar.

The post Futën ilaçe kontrabandë nga Turqia në Shqipëri, mbyllen hetimet për 5 shtetasit nga Kosova (Emrat) appeared first on GIJOTINA.