Aksident në Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë.

Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.

 

The post Aksident në Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset në rrugë appeared first on GIJOTINA.