Video prekëse, qeni dërgon të voglin e sëmurë në veterinari

Kamerat e sigurisë në një lagje të Stambollit kanë kapur një ndodhi tepër të rrallë, teksa një qen endacak shihet teksa çon qenushin e saj që ishte duke ngordhur në një klinikë veterinare.

Sipas Anadolu, mjeku veteriner që zotëron klinikën nxitoi për t’i dhënë ndihmën e parë qenushit të vogël. Këlyshi u shtrua në spital me rrahje të dobëta zemre, ndërsa nëna i qëndroi pranë gjatë gjithë trajtimit.

Para incidentit, adhuruesit e kafshëve kishin çuar një tjetër qenush të të njëjtit qen në spitalin veterinar, ku edhe ishte trajtuar. Tani, këlyshët po trajtohen së bashku, me nënën e tyre në krah

 

 

The post Video prekëse, qeni dërgon të voglin e sëmurë në veterinari appeared first on GIJOTINA.