Parashikimi i motit, 2 Shkurt 2025

Ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin përjashtuar kthjellimet afatshkurtra gjatë orëve të paradites dhe kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Duke filluar prej orëve të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke nisur fillimisht nga zona e jugut dhe më pas reshjet e shiut gradualisht shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
6/18
Diell re shi

Kukës
5/15
Diell re shi

Lezhë
6/17
Diell re shi

Dibër
2/16
Diell re shi

Durrës
8/18
Diell re shi

Tiranë
9/18
Diell re shi

Elbasan
7/16
Diell re shi

Berat
7/17
Diell re shi

Vlorë
8/17
Diell re shi

Korçë
2/12
Diell re shi

Gjirokastër
5/18
Diell re shi

Sarandë
9/17
Diell re shi

 

The post Parashikimi i motit, 2 Shkurt 2025 appeared first on GIJOTINA.