“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

Tensionet e revoltës popullore janë zhvendosur mbrëmjen e sotme përpara ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar në shenjë proteste kundër shoqërimit të disa aktivistëve.

Turma e revoltuar ka rrethuar godinën e komisariatit duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme ndaj forcave të rendit dhe strukturave të drejtësisë. Me pankarta dhe brohoritje, protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të ndaluar gjatë aksionit opozitar, ndërsa kanë drejtuar gishtin nga kreu i ekzekutivit me thirrjet e përsëritura: “Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”

Brenda ambienteve të Komisariatit Nr. 1 vazhdojnë të mbahen të shoqëruar disa nga pjesëmarrësit e protestës, ndërsa jashtë rrethimit prania e forcave të policisë është rritur për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Protestuesit pas fjalimeve te Kryeministri, marshuan drejt Komisariatit nr.1, ku mbahet protestuesit e ndaluar gjatë tubimit që u mbajt sot në orët e para të mëngjesit.

Qytetarët kanë shprehur mbështetjen ndaj tyre, ndërsa kanë vijuar me thirrjet “Nuk jeni vetëm”, “lironi çunat”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”

gijotina.com/

The post “Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1 appeared first on GIJOTINA.