Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Protestuesit kanë zhvilluar protestën e 110 para Kryeministrisë në Tiranë, kundër klasës së vjetër politike.

Pas mbërritjes pranë Kryeministrisë, nisën fjalimet e organizatorëve dhe përfaqësuesve të tubimit.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj Qeverisë, ndërsa organizatorët paralajmëruan vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

Ata marshuan më pas drejt Komisariatit numër 1 aty ku ndodhen protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë tensioneve.

Policia është vendosur përpara Parlamentit, aty u vijon seanca plenare, teksa një autobot uji u vendos pranë turmës.

gijotina.com/

The post Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit appeared first on GIJOTINA.