Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka reaguar sot në 15 shtator me një njoftim zyrtar për seancën e ditës së nesërme, ku do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të gjithë personat të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit janë njoftuar përmes postës elektronike lidhur me pjesëmarrjen në hapësirat e gjykatës.
Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Transmetimi me video do të jetë i qasshëm përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, me 10 minuta vonesë.