E nisi sezonin duke shkatuar shumë bujë, por ndryshime të rëndësishme priten të klubi i Lens në Francë ku ish-futbollisti i Kombëtares Ervin Skela mban postin e zëvendës trajnerit.
Sipas “L’Equipe” kryesia e klubit ka vendosur të shkarkoja trajnerin Dino Toppmoller dhe stafin e tij pas vetëm 6 ndeshjesh në total. Arsyeja është se në 4 ndeshje në kampionat Lens ka fituar 1, barazuar 1 dhe humbur 2.
Ende nuk ka një vendim zyrtar, por sipas këtij burimi ky kapitull është mbyllur. Toppmpoller, por edhe Sleka duhet të gjëjnë një klub të ri edhe pse e nisën sezonin duke befasuar jo pak. Lens fillimsht fitoi Superkupën e Francës, duke mposhtur 1-0 Paris SG, ndërsa një javë më parë debutoi në Champions League, duke fituar 2-3 në fushën e Slavia Prague-s.
Lens, që sezonin e kaluar u rendit në vendin e dytë në Ligue 1, këtë sezon është e 10-ta pas 4 ndeshjeve të para.