“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

Protestuesi i cili u godit me grusht gjatë shoqërimit nga policia iu bashkua revoltës para kryeministrisë.

Ai bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve deri në rrëzimin e qeverisë.
“Erdha në protestë nga Diaspora, me vëllezërit e motrat që t’ju bashkohem që ta rrëzojmë këtë qeveri të ndyrë. Kriminelët dolën, ishte një gjë shumë absurd. Nuk u godita vetëm unë, port ë gjithë vllaznit dhe motrat e mia. Turp për qeverinë e policinë. Poshtë korrupsioni”, tha ai.

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë, protesta e sotme ka hyrë në një tjetër fazë. Turma e protestuesve është vënë në lëvizje, duke nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më tej në rrugët kryesore të Tiranës.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit e ditës së 106-të të qëndresës po marshojnë në mënyrë të organizuar, ndërsa gjatë lëvizjes dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa prej thirrjeve që shoqërojnë marshimin e protestuesve.

Edison Lika ka njoftuar se do të ndalen edhe te Gjykata e Lartë, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt Bllokut të Sigurisë, ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë tubimit. “Lironi çunat!” është një prej thirrjeve që po përsëritet gjatë marshimit.
Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar aksionin qytetar dhe marshimet, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre.

The post “Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë appeared first on GIJOTINA.