Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Ai ka thënë se do japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit më 27 shtator.
“Dua t’ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’i falënderoj për mbështetjen. Kam qenë presidenti i Republikës për kohën më të gjatë që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vendin tonë. Këtë nuk do të mund ta bëja pa qytetarët e këtij vendi. E vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të saj, me përkushtim dhe duke luftuar”, u shpreh Vuçiç.
The post Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator appeared first on GIJOTINA.