Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Baçi ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Sokol Mëngjesi.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së deputetit demokrat dhe as çështja konkrete për të cilën ai është paraqitur para prokurorëve të posaçëm.
Gjithashtu, nuk ka ende informacion zyrtar nëse Baçi është thirrur për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit nën hetim, personit që ka dijeni për rrethana të caktuara apo në një tjetër cilësi procedurale.
Pritet që pas paraqitjes së tij në SPAK të ketë më shumë informacion mbi arsyen e thirrjes.
The post Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati appeared first on GIJOTINA.